Studentja nga Prishtina në mesin e studentëve më të dalluara në Boston të Amerikës

Kosova

Studentja nga Prishtina në mesin e studentëve më të dalluara në Boston të Amerikës

Nga: Ali Hertica Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:00
Drenusha Krasniqi

Drenusha Krasniqi nga Kosova, e lindur në Prishtinë , mesin e studentëve më të mirë, ndër mira studentët nga të gjitha universitetet shtetërorei Bostonit. Që nga muaji korrik i këtij viti (2021) punoj si Asistente e kërkimeve shkencore në laboratorin Ksander, në Schepens Eye Research Institute (Schepens Instituti i Kërkimeve Shnecore të Syrit), që është institut shkencor nën Shkollën e mjekësisë së Harvardit (Harvard Medical School). Këtu ne eksplorojmë sëmundje si glaukoma, degjenerimi makualar, dhe sëmundje të tjera inflamuese të syrit.Bursë të plotë për studime të dy viteve të fundit të shkollës së mesme për United World College Robert Bosch College në Gjermani. (2015-2017).Bursë për studime të larta nga Davis United World College (2017).Bursë të plotë studimi për katër vite në Earlham College në Indiana, USA. (2017-2021). Gjatë këtyre viteve kam studiuar biokimi.Çmimin e studentes më të dalluar në departamentin e shkencave natyrore në Earlham College. (2021)

Çertifikatë për plotësimin e trajnimit për tutor në lëndë të ndryshme e jepur nga Association for the Coaching and Tutoring Profession në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (2019)

Çmimi i titulluar “Charles A. Frueauff Foundation Award” që u jipet studentëve të vitit të tretë në fushën e shkencave natyrore që arrituarat e tyre kanë treguar kreativitet më është dhuruar në pranverën e vitit 2020. (2020)Çertifikatë e trajnimit për të performuar studime shkencore në vertebrorënga Collaborative Institutional Training initiative (CITI program) (2018).Ka hulumtuar temën e shprehjes të kanaleve të joneve gjatë rigjenerimit të palcës kurrizore në lamprey duke u fokusuar veçanërisht në kanalet e natriumit dhe kaliumit, me departamentin e biologjisë dhe neuroshkencave në Earlham College (2018)Tani përfunduar hulumtime shkencore në infeksione bakteriale dhe virale me fokus të veçantë në ndjeshmërinë e këtyre infeksioneve. (2019)Eshtë marrë pjesë në studime të sekuencave gjenetike të mostrave nga llava dhe akullnajat nga Islanda, posaçërisht në ARN ribozomale (rRNA 16s), me departamentin e biologjisë dhe shkencave kompjuterike në Earlham College. (2020)

Ka qenë e ftuar në një klasë të studentëve të vitit të katërt, ne fushën e studimeve të femrave, gjinisë, dhe seksualitetit, ku kam përfunduar një projekt personal në temën “Sjellja e drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” (2019)Jam anëtare e shoqërisë së lartë “Phi Betta Kappa” - shoqëria më e vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë jetën (2021).Ka diplomuar në Maj të këtij viti nga Earlham College me nderime nga departamenti i Biokimisë, po ashtu edhe me nderime nga kolegji, që marrin parasysh notën mesatare (3.98/4.00) po ashtu edhe aktivitetet e tjera të cilat kam marrë pjesë gjatë katër viteve në Earlham (2017-2021)

Kam ushtruar rolin e asistentes të profesorëve për klasa të ndryshme, si: Mikrobiologji, Anatomi dhe Fiziologji, Kimi, dhe Ekologji. (2017-2020).Po ashtu kam qenë tutore personale dhe tutore për grupëra të ndryshëme për klasat si Biokimia, Kimia Organike, Kimia Analitike, Kimia (për studentë të vitit të parë) (2017-2020). Gjatë kësaj periudhe jam çertifikuar nga Shoqata për Profesionin e Trajnuesve dhe Tutorëve (Association for the Coaching and Tutoring Profession) (2017-2021).Kam qenë vullnetare në spitale dhe klinika të ndryshme ku jam trajnuar në profesione të ndryshme mjekësore, duke observuar individualë të cilët ushtrojnë profesione të llojllojshme. Disa nga vendet ku kam qenë vullnetare janë: Klinika Shëndetsore e Wayne County(Wayne County Health Clinic) në Richmond, Indiana (2020), dhe Qendra Shëndetsore Alivio në Indianapolis, Indiana (2019). Drenusha tregon se është shumë e lumtur, dhe se ky ishte një moment që i ka dhënë emocione të mëdha.Ajo thotë se pas anëtarësimit në “Phi Thetta Kapa Honor Society”, në shoqërinë e nderit më të vjetër, më të madhe dhe më prestigjioze që njeh të arriturat akademike të studentëve, i janë dhënë shumë mundësi ku një prej tyre është çmimi ‘All State Academic Team Award’, si njëra ndër tre studentët më të mirë. Ky çmim, sipas saj, është një burim i madh krenarie për të, është një moment i paharrueshëm në jetën e saj dhe një motivim për të vazhduar më tutje.

“Është një privilegj i madh për mua të jem në mesin e studentëve më të mirë në Boston. Kam patur rastin që gjatë studimeve të mia të takoj studentë nga e gjithë bota, dhe fakti që unë u zgjodha një ndër studentët më të mirë në mesin e tyre, ishte një ndjenjë e pa përshkueshme”,

Drenusha flet për rrugëtimin e sa dhe thotë se asgjë nuk do ishte e mundur nëse nuk do ta kishte përkrahjen e familjes.

“Gjatë tërë rrugëtimit tim e kam patur përkrahjen e tyre morale dhe financiare. Motivimin më të madh e kam gjetur tek familja ime, andaj edhe çdo sukses timin ia dedikoj familjes”, tha ajo, duke treguar edhe për benefitet apo përparësitë që do t’ia sjell ky çmim në të ardhmen,

“Përpos epitetit si një ndër top studentët më të dalluara të Bostonit ,. Ky çmim më nderon publikisht një grup të veçantë studentësh për arritjet e tyre akademike dhe kontributet shoqërore; gjithashtu hap rrugën për rritje të mëtejshme akademike, mundësi për lidership dhe çmime. Punëdhënësit, kolegjet katërvjeçare dhe komisionet e bursave do të duken të favorshme për këtë dallim, sepse të gjithë e njohin punën dhe përkushtimin që ju kanë sjellë deri tani”, Drenusha

Me gjithë suksesin e arritur, ajo tregon se ka edhe shumë të rinj nga Kosova kanë fituar bursa në universitete e ndryshme në ShBA. Thotë se vetëm më punë e përkushtim arrihen të gjitha. Ajo po ashtu, tregon për rrugën e saj jo të lehtë, duke filluar nga ditët e para të saj në Amerikë, e deri më tani.

Fillimisht, kam patur një test pranues nga në department ku edhe e kam kaluar me pikët më të larta të mundshme. Si rezultat i kësaj menjëherë më kanë dhënë mundësinë të hyj në një test tjetër ku më mbulonte 50% të shpenzimeve universitare, edhe këtë provim e kalova me sukses. Pastaj, krijova edhe nje popullaritet ne kolegj, nga studentet dhe nga profesorët e mi. Arrita te marr rekomandime nga profesorët e mi për të gjitha bursat që kam aplikuar.

“Është shumë e rëndësishme që të ceki që kolegjet që janë pjesë e CUNY-t, ofrojnë bursa direkt nga kolegji dhe jo nëpërmjet ndonjë anëtarësimi. Mjafton që të hyjnë në faqen zyrtare të kolegjeve, apo edhe nëpërmes e-mailit, ku do kenë një listë të konsiderueshme me bursa. Po ashtu, fakti që ke ndonjë bursë nuk të privon nga mundësia për të përfituar bursë tjetër, prandaj unë kam aplikuar për disa bursa në të njëjtën kohë, ku fatmirësisht kam patur rastin që të përfitoj disa nga këto bursa”, thotë ajo.

Dafina thotë se fillimisht ka pasur vështirësi të adaptohet me sistemin e arsimit, që dallon shumë nga ai në Kosovë. “Fatmirësisht e kanë ndihmuar, profesorët, stafi i akredituar i kolegjit si dhe departamentet e ndryshme varësisht prej subjektit”.

Të gjitha këto mundësi, sipas saj, vijnë pa pagesë nga kolegjet shtetërore të Nju Jorkut, andaj ajo thotë se është një mundësi e mirë për studentët që pretendojnë të studiojnë në një kolegj të tillë ta shohin si një mundësi.

“Planet e mia për të ardhmen janë shumë premtuese. Fillimisht jam duke punuar në rrugëtimin tim drejt përfundimit të studimeve master, të cilat do t’i filloj së shpejti. Po ashtu, planifikoj që menjëherë të filloj studimet e nivelit të tretë të doktoraturës ku besoj që do zgjedh ti përfundoj ne Evropë. Po ashtu, jam duke punuar intensivisht të ndërtohem profesionalisht, andaj seminaret dhe workshopet e tematikave të ndryshme janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim”, tha ajo.

Se çfarë do t’ju kishe sugjeruar Dafina të rinjve nga Kosova, të cilët pak a shumë e kanë të vështirë të fitojnë ndonjë bursë nga Kosova në ndonjë Universitet në ShBA, ajo tregon se rekomandimi i saj për studentët nga Kosova është që të bëjnë kërkime sa më shumë në internet në faqen zyrtare të CUNY-t dhe degëve të tij. Ajo tregon se çdo degë ka faqen e tyre zyrtare dhe të gjitha informatat që nevojiten për tu regjistruar, bursa, si dhe informata rreth sigurimit të vizës studentore.

Vlen të theksohet se Dafina përpos studimeve, ajo po ashtu edhe punon. Është e angazhuar jashtëzakonisht shumë në aktivitete të ndryshme që ia mundësojnë të ndërtohet profesionalisht, siç: janë seminaret, workshopet, si dhe trajnime të ndryshme.

Po ashtu, përpos angazhimit të saj në shkollë dhe punë, ajo sigurohet të ndajë një kohë të mjaftueshme edhe aktiviteteve në universitet , kryesisht klubeve të studenteve të subjekteve të ndryshme.Megjithë suksesin e saj, Dafina inkurajon të gjithë të rinjtë shqiptarë, që mos të ndalen duke kërkuar suksesin. Ajo porosit të rinjtë se puna, angazhimi dhe përkushtimi, janë shtyllat që të drejtojnë drejtë suksesit të dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat