E denoncoi burrin për dhunë në familje, por kthehet sërish me të në shtëpi

Kosova

E denoncoi burrin për dhunë në familje, por kthehet sërish me të në shtëpi

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, mesditën e sotme, në Gjakovë.

I dyshuari është denoncuar në stacionin policor në Gjakovë mesditën e sotme nga bashkëshortja e tij, me pretendimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht atë, dje rreth orës 18:00.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë që bashkëshorti i saj e ka goditur me rrip në supin e majtë, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor, pas një zënke që e kishin pasur mes vete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se viktima e dhunës në familje është kthyer sërish në shtëpi bashkë me burrin e saj, ndonëse i është ofruar strehim, me pretekstin se “tani ndihet e sigurt”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Për rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave. I dyshuari është arrestuar. Viktimës, i është ofruar strehim, por e njëjta ka refuzuar dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi me burrin, pasi që ndjehet e sigurt. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe në konsultim me të, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat