KOK-u nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Prishtinës

Kosova

KOK-u nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Prishtinës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga takimi

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, më saktësisht me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).

Këtë marrëveshje e nënshkruan presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe dekani i FEFS-së Musa Selimi, i cili po ashtu është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Kjo marrëveshje parasheh që të ketë bashkëpunim mes të dy institucioneve në koordinimin e aktiviteteve të KOK-ut si organizimin e konferencave shkencore, konferencës Mjekësia dhe Sporti, por edhe edukimin e trajnerëve, administratorëve sportivë dhe gjyqtarëve.

Presidenti Krasniqi dhe dekani Selimi e kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes KOK-ut dhe UP-së, bashkëpunim ky i cili do të fuqizohet edhe më shumë me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat