​Krasniqi e Raci vizitojnë bizneset në Klinë, u premtojnë përkrahje

Kosova

​Krasniqi e Raci vizitojnë bizneset në Klinë, u premtojnë përkrahje

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:17
Esat Raci dhe Memli Krasniqi

Përkrahje për bizneset e Komunës së Klinës kanë premtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të kësaj komunë Esat Raci, gjatë vizitës që këtë të hënë i kanë bërë kompanisë Agro Butrinti.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se plani i kandidatit të tyre për Klinën përfshin edhe projekte konkrete për të ndihmuar bizneset lokale.

Krasniqi: Ka projekte dhe propozime konkrete se si të stimulohen investitorët vendor

"Puna e sipërmarrësve tanë e ka ndihmuar edhe këtë pjesë të ekonomisë dhe kjo tregon se kanë nevojë realisht për mbështetje institucionale, pa dyshim nga niveli qeveritar qendror por edhe nga komuna. Mua më vjen mirë që edhe në planin e kandidatit tonë për Klinën tashmë ka projekte dhe propozime konkrete se si të stimulohen investitorët vendor dhe si të ndihmohen ata në mënyrë që të ju lehtësohet puna për të krijuar vende të reja të punës dhe për të ndihmuar ekonominë lokale. Vërtetë është frymëzim edhe për neve që kur shohim kaq punë të mirë dhe të suksesshme të marrim obligime shtesë për të punuar në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes, por edhe në ofrimin e kushteve më të mira për këto kompani vendore", tha ai.

Pretendenti për të udhëhequr me Klinën, Esat Reci, tha se ka takuar të gjitha bizneset e Komunës së Klinës dhe të gjitha kërkesat e tyre i ka paraparë në planin qeverisës.

Raci: U kam premtuar bizneseve që do të bisedohet për uljen e tarifave

"Kam vizituar pjesën më të madhe të bizneseve të Komunës së Klinës, që me marrjen e mandatit i kam siguruar të gjitha bizneset e Klinës që menjëherë ta formojmë shoqatën e bizneseve të Klinës me të cilat duhet të bisedohet për uljen e tarifave dhe në bashkëpunim me të gjitha bizneset këtë do ta arrijmë në afatin sa më të shpejtë", tha ai.

Fushata zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit ka nisur sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat