Ekrem Hyseni në Podujevë: Do të ndajmë 500 bursa për studentët e dalluar llapjanë

Kosova

Ekrem Hyseni në Podujevë: Do të ndajmë 500 bursa për studentët e dalluar llapjanë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:00
Ekrem Hyseni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ekrem Hyseni në tubimin elektoral me qytetarët e Podujevës premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar do të punojë me transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve të kësaj komune.

Hyseni tha se programi i tij qeverisës është përgjigje e kërkesave të banorëve të komunës se Podujevës, i cili është në përputhje me buxhetin e ndarë dhe se për fokus ka shëndetësinë dhe bujqësinë.

Hyseni: Në fokus do ta kemi mirëqenien e qytetarit llapjan

“Një program që është brenda buxhetit dhe i cili fokus ka mirëqenien e qytetarit dhe të gjitha ato kërkesa që ata i kanë pasur. Është një program, i cili shëndetësinë e fokuson më shumë kah parandalimi i gjashtë sëmundjeve me të cilët ne përballemi hipertensioni, diabeti dhe katër sëmundje malinje… Është një program që për fokus e ka bujqësinë, ku do t’i qëndrojë afër edhe atyre që kanë aktivitetet e tyre bujqësore t’u ndihmojmë t’i shtojmë dhe të tjerët që duan të fillojnë me këtë punë shumë fisnike t’u qëndrojmë afër derisa ta fillojnë këtë aktivitet”, tha Hyseni.

Pretendenti për të parin e Podujevës tha se vendimi i tij i parë në krye të kësaj komune do të jenë 500 bursa për të rinjtë. Ndërsa, u shpreh se prodhuesit llapjanë do të jenë të orientuar kah tregu evropian.

Hyseni: 500 bursa për studentët e dalluar llapjanë

“Prodhuesi llapjan do të jetë i orientuar kah tregu evropian, andaj e kemi quajtur ekonomia llapjane për tregun evropian që të jemi të sigurt se do të shërbejë si shtyllë për zhvillimin ekonomik. Arsimi dhe cilësia e arsimit duhet të përmirësohen dhe nxënësit të orientohen në drejtim të shkollimit në drejtime që i kërkon tregu i punës dhe të gjitha këto nëse i bëjmë bashkë, sporti e kultura shëndetësia, kur i mbledhin emërues të përbashkët, motor do ta kenë të riun tonë që ka kualifikime…Vendimi i parë si kryetar komune do të jetë pikërisht për të rinjtë dhe ajo do të jetë 500 bursa për studentët e dalluar llapjanë”, tha Hyseni.

Kandidati i LDK-së për të parin e Podujevës, Ekrem Hyseni gjatë ditës sot ka takuar edhe banorët e fshatit Bradash dhe ka shpalosur programin e tij qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat