Burgu i Dubravës bëhet me spital

Kosova

Burgu i Dubravës bëhet me spital

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Brenda qendrës korrektuese të Dubravës do të krijohet një institucion i veçantë për trajtimin e të burgosurve me nevoja të veçanta.

Ky institucion do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, derisa pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional.

Ndërsa do të zvogëlojë në masë të madhe transferet jashtë institucioneve korrektuese për këto nevoja.

Krejt ky projekt që po bëhet për herë të parë në Kosovë erdhi si shkak i kapaciteteve të mangëta të institutit të forenzikës psikiatrike ku deri tash janë kryer këto kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat