Kush e fitoi Komoranin? Këto janë votat për Ajazin e Lladrovcin

Kosova

Kush e fitoi Komoranin? Këto janë votat për Ajazin e Lladrovcin

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:33
Komorani

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” ka marrë 56 vota më shumë se kryetari Ramiz Lladrovci, në Komoran.

Nga të dhënat e prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se Ajazi ka marrë 901 vota.

Ndërsa Lladrovci ka fituar 845 vota.

Komorani ishte njëri nder fshatrat ku “Demokratët për Drenasin” synonin të korrnin fitore të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat