Reagim ndaj qëndrimit të shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Kosova

Reagim ndaj qëndrimit të shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Lidhja e Historianëve Dega në Deçan

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ndaj qëndrimit të shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili gjatë qëndrimit për vizitë sot në Manastirin e Deçanit, ka kërkuar zbatimin e vendimit anti kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, gjykatë e cila në maj të vitit 2016, ka legalizuar vendimet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton shefit të zyrës së BE-së në Kosovës,Tomas Szunyog, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, nuk është asgjë me shumë së sa legalizimin i vendimeve të Millosheviçit në Kosovë, vendime këto që i ka luftuar bota demokratike.

Po ashtu, ne i rikujtojmë ambasadorit evropian, Tomas Szunyog, se Manastiri i Deçanitnuk ka asnjë tëdrejtë mbi 24 hektarët tokë të cilat Gjykata Kushtetuese e Kosovës në krye meArta Rama-Hajrizi e Gresa Caka-Nimani, të cilat bashkë tok me gjykatës tëhuaj të cilët vinin nga shtetet që se njohin Kosovën dhe bashkë me atë serb, kanëlegalizuar vendimet e Millosheviçit në Kosovë.

Po ashtu, i kujtojmë ambasadorit Szunyog, se në vendimin anti kushtetuese dhe anti ligjor të kushtetueses,figurojnë edhe prona private të cilat po tentohen të i falen Sava Janjiçit. Pra, nga vendi i juaj ambasador (Çeki), a ndodh që pronat e pronarëve privatë të i falën një institucioni kishtare? Për këtë presim një përgjigje nga ana e juaj.!

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, do tëpërdorë të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore për tëkundërshtuar zbatimin evendimit anti kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

Ne, i bëjmë thirrje Komunës së Deçanit dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, që të mos e zbatoj vendimin anti kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, bene thirrje që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të shpallën pasuri (asete) kombëtare të Kosovës. Vetëm duke i kthyer këto pronat tek pronarët e tyre, do të prodhohej një stabilitet ligjor dhe e drejtat për këto prona i takon deçanasve dhe assesi anti shqiptarit dhe propaganduesit me të madh të shtetësisë së Kosovës, Sava Janjiçit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i kërkon ambasadorit Szunyog, që të rritet presioni ndaj Manastirit të Deçanit, që ky i fundit të kërkon falje për gjenocidin që ka kryer shteti, populli dhe kisha serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat