Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ikballe Hudutit

Kosova

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ikballe Hudutit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:25
Ikballe Huduti

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të mërkurën pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ikballe Berisha-Huduti, e akuzuar për shtytje në terrorizëm.

Në seancën e 26 nëntorit, në këtë gjykim është dhënë fjala përfundimtare, ku prokurori Afrim Shefkiu në seancën  ka kërkuar dënimin e saj, ndërsa avokatja Kosovare Kelmendi lirimin e saj.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se më 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga  neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat