Rruga kryesore e Drenasit nesër bllokohet për qarkullim

Kosova

Rruga kryesore e Drenasit nesër bllokohet për qarkullim

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se nesër do të asfaltohet pjesa e dytë e rrugës kryesore.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria për Infrastrukturë Lokale ka planifikuar asfaltimin e shtresës së dytë të rrugës “Ilaz Kodra”, nesër (02.12.2021), andaj ju njoftojmë se kjo rrugë do të qëndrojë e bllokuar deri sa të përfundojë asalftimi.

Kërkojmë nga ana e juaj të shfrytëzoni rrugët e tjera alternative.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat