Në dritën shqiptare

Kosova

Në dritën shqiptare

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Drenicës e kanë vizituar 13 milionë qytetarë nga trojet shqiptare dhe nga vendet e botës.

Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari, në një bisedë me TV Klan nga Shqipëria (me gazetarin Blendi Fevziu).

Në Prekaz dhe në Drenicë, u thyen kthesat e padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar, që u bën para syve të Evropës me skenarët e njohur, të grabitjes së trojeve tona nga fqinjët dhe vrasja tragjike e Kosovës...!

Në Prekaz dhe në Drenicë, pushka e djelmenisë dhe flaka e luftës (UÇK) kundër regjimit fashist të Serbisë, shqiptarët e prekën ëndrrën shekullore të lirisë dhe pavarësinë e Kosovës...!

Në Prekaz dhe në Drenicë, erdhën për të vizituar Kullën e djegur, varret e familjes së Adem Jasharit, që u bënë lulet e lirisë për Kosovën martire...!

Erdhën 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës për të parë nga afër se si vdekja heroike në Prekaz të Drenicës, e ktheu mbarë historinë kombëtare dhe padrejtësitë ua ktheu atyre që për dy shekuj, Evropa u bë e shurdhër për vdekjen dhe shfarosjen në substancë të shqiptarëve nga regjimet e Serbisë(!).

Në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” erdhën për të vizituar 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës!

Erdhën në Prekaz dhe në Drenicë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat