​Krijohet platforma që u dedikohet të rinjve që duan të marrin pjesë në punë vullnetare

Kosova

​Krijohet platforma që u dedikohet të rinjve që duan të marrin pjesë në punë vullnetare

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-in kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, duke falënderuar të rinjtë që ishin vullnetarë.

Sara Sadiku, Erona Osmani, Aida Spahihaj, Hana Ahmeti, Gazali Makascci, janë disa nga emrat të cilët morën mirënjohje dhe u shpallën vullnetarë të vitit për punën e tyre që kanë bërë.

Ministri Kulturës, Hajrullah Çeku tha se në vendin tonë është një rini që angazhohet në punë vullnetare. Ai shtoi se së bashku me UNICEF-in kanë krijuar platformën KosovoVollenteers.org, platformë kjo e cila u dedikohet të rinjve që duan të marrin pjesë në punë vullnetare.

Çeku:Në vendin tonë për fat të mirë kemi një rini që e kupton rëndësinë e punë vullnetare

“Të kushtosh kohën dhe energjinë tënde në dobi të komunitetit pakompensim material, padyshim që mund të jetë sfiduese por në të njëjtën kohë është shumë përmbushësh për secilin person. Vullnetarizmi padyshim është një përvojë tejet e mirë dhe sjellë shumë benefite dhe të mira tek çdo person që angazhohet në punë vullnetare. Në vendin tonë për fat të mirë kemi një rini që e kupton rëndësinë e punë vullnetare dhe angazhohet shumë në këtë drejtim, sidomos në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta komunitare...Së bashku me UNICEF kemi krijuar edhe platformën e parë të vullnetarizmit KosovoVollenteers.org për organizatat dhe të rinjtë që kërkojnë pjesëmarrje në punë vullnetare, platformë kjo e cila po funksionon shumë mirë dhe po i ndihmon të rinjtë vullnetarë të lidhen me organizata me shoqata me institucione të tjera për ta shtyrë përpara aktivitetin e tyre vullnetarë”, shton ai.

Më tutje, edhe koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson tregon 5 dhjetori ose dita ndërkombëtare e vullnetarizmit ka tash e disa vite që po festohet.

Richardson: Vullnetarizmi është ndjenjë e solidaritetit

“Dua të them se më të vërtetë kam kënaqësinë e veçantë që të jem këtu sot në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit, 5 dhjetori tash e disa vite po e feston këtë ditë të rëndësishme që ne si shoqëri ka nevojë aq shumë. Por çka është vullnetarizmi dhe cilat janë disa arsye, për këtë ka pasur shumë diskutime sepse puna vullnetare është për shkak që dëshirojmë të ofrojmë punën e tyre, kohën e tyre dhe shkathtësitë e tyre dhe që ndihen të pasionuar për diçka dhe e shohin që diçka nuk është korrekte në shoqëri, diçka po mungon në shoqëri, ndjenja e solidaritetit dhe e impatisë para së gjithave këtu gjithashtu bëhet lidhja dhe besoj që kjo lidhje është njëra nga arsyet më të fuqishme që ne si qenie njerëzore ofrojmë ndihmë të tjerëve, ku për një arsye apo tjetrën ka nevojë për diçka”, shton Richardson.

Fëmijë të shumtë të cilët kanë punuar punë vullnetare, ishin pjesë në këtë organizim e njëra ndër to ishte edhe Sara Sadiku, studente e diplomuar e mjekësisë, si dhe vullnetare, e cila përmes vullnetarizmit ka arritur të mësojë se si të sillet me njerëz të komuniteteve të ndryshme.

Sadiku:Angazhimi ynë vullnetarë filloi në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik

“Angazhimi ynë vullnetarë filloi në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, si ndihmës koordinatore e vullnetarëve në qendrën e thirrjeve e pastaj vazhdoi si pjesë e ekipit vullnetarë në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’, përvoja ime si vullnetare në të dy këto institucione më ka mësuar, më ka forcuar durimin, më ka bërë të mësoj më shumë natyrë njerëzore dhe më ka mësuar aftësitë e komunikimit. Po ashtu, përshtatjen me njerëz të moshave të ndryshme të komuniteteve të ndryshme”, ka treguar ajo.

Dita Kombëtare e Vullnetarizmit për herë të parë u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet atyre personave që kryejnë punë vullnetare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat