Të reshurat e shiut vështirësojnë disa zona në Drenas

Kosova

Të reshurat e shiut vështirësojnë disa zona në Drenas

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:40
Nuk ka vërshime në shtëpi banimi

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të së dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, sidomos në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera.

Që nga mëngjesi, ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën dhe janë duke intervenuar ne ato zona ku niveli i ujit është më i madh.

Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, siç është rasti të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë si dhe mbyllje të kanalizimeve.

Komuna e Drenasit, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të intervenojnë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, pasi që është në kompetencë të nivelit qendror. Ndërsa fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat