​Ngjarjet e datës 7 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 7 dhjetor

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) mban Konferencën për Integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, raporton në Komisionin për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Mbahet mbledhja inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

Mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit të Komunës së Klinës, betimi i kryetarit të komunës, Zenun Elezaj, dhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Klinës, ora 10:00)

Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë do të lansojnë raportin “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Fondacioni Lumbardhi mban konferencë për media. (Kino Lumbardhi, Prizren, ora 10:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, para Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin mbi rastin e një 19-vjeçareje në vitin 2012. (Ora 12:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve, Projektligji për dizajnin industrial, si dhe Projektligji për patentat. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat