Ngjarjet e datës 8 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 8 dhjetor

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 00:50
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Këshilli Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora  09:30-16:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton  Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, me raport të propozim – amendamenteve të Komisionit funksional për  Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. I ftuar ministri i MMPHI Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës së bashku me Fakultetin e Mjekësisë – UP organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë – UP “Hasan Prishtina” dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 10:00-13:00)

Mbahet dita e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub, organizuar nga VentureUP  në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP në Kosovë. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Shtimes, si dhe betimi i kryetarit të ri Qemajl Aliu. (Salla e Kuvendit të Komunës së Shtimes, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si dhe raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00 – 11:30)

Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Obiliqit si dhe betimi i kryetarit të  Komunës së Obiliqit  Xhafer Gashi. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:00)

Organizatës Studentore “REFORMA” ndez dritat për nder të vitit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin e kampanjës #njëdhuratpërfëmijët, në kuadër të së cilës studentët do të sjellin dhurata për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Holli i Fakultetit Filozofik, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat