Hani i Elezit dekorohet për festat e fundvitit pas 12 vjetësh

Kosova

Hani i Elezit dekorohet për festat e fundvitit pas 12 vjetësh

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 10:47
Mehmet Ballazhi

Pas 12 vjetësh, komuna e Hanit të Elezit do të dekorohet për festat e fundvitit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i ri i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Në intervistën për “Sytë 7”, Ballazhi tha dëshiron t’i thejë disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite.

“Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”.

“Për herë të parë edhe këtu shihet më shumë shpresa e të rinjve se këtu po ndryshon shumëçka”, tha Ballazhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat