Fundjava me shi e borë në Kosovë

Kosova

Fundjava me shi e borë në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Ilustrim

Moti me të reshura që filloi ditën e djeshme, vazhdon edhe ditëve të fundjavës, ku priten edhe të reshura shiu ditën e shtunë, e të dielen edhe me reshje bore, ndërsa temperaturat pësojnë rënie, parashikon “Prishtina Weather”.

Java e ardhshme po pritet të karakterizohet nga mot më i ftohtë. Fillimisht të hënën kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe. të martën e mërkurën me vransira e intervale me diell.

Moti me reshje dhe fuqizim të erës në ditët e fundjavës, do të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit mund të shënoj përmirësim, ku indeksi do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë edhe në të mira. Nga e diela mbrëma, gjatë periudhave të qetësisë, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që shtyn indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Datat:

11.12 – Kryesisht vranët dhe me shi, e paradite edhe me erë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë. Në vise malore priten reshje të dendura bore.

12.12 – Më ftohtë, vranët e kohëpaskohe priten edhe reshje bore. Në vise të ulëta nga Dukagjini reshje shiu.

13.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Paradite mundësi për reshje të dobëta bore.

14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat