Java e fundit e këtij viti me mot të vranët dhe me diell

Kosova

Java e fundit e këtij viti me mot të vranët dhe me diell

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat