Thaçi: Problemin kryesor ne e kemi me arsimin

Kosova

Thaçi: Problemin kryesor ne e kemi me arsimin

Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:49
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka folur për zhvillimet në Kosovë në 20 vjetët e fundit. Thotë se problemi themelor vazhdon të jetë arsimi.

“Problemin kryesor ne e kemi me arsimin. Arsimi gjeneron kuadro për secilën fushë në të cilën funksionon një shoqëri. Nuk mund të ketë asnjë fushë, asnjë sektor tjetër në rregull në rast se nuk e kemi arsimin në rregull sepse ai është furnizuesi i të gjithë sektorëve të tjerë’, thotë Thaçi.

“Unë nuk po pretendoj se ne do të duhej të kishim arsimin e një vendi super të zhvilluar por do të duhej të ndërprenim improvizimet dhe të fillonim me investime në rritje të kritereve dhe standardeve në mënyrë që gradualisht të fillojmë të prodhojmë kuardo cilësore”, tha ai.

“Zgjatim tjetër i krejt këtij 20 vjeçari është që shoqërisë tonë, në përgjithësi, skenës politike në veçanti, na mungon një vizion i përgjithshëm se ku po dojmë me çu vendin në shoqëri, pas 10 vjetëve, 20 pas 100 vjetëve”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat