ATK shënon sot 22 vjetorin e themelimit

Kosova

ATK shënon sot 22 vjetorin e themelimit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 07:01
Ilir Murtezaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) do të mbaj sot ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj.

Të ftuar në këtë ceremoni janë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, si dhe drejtues nga odata ekonomike, organizatat të ngjashme, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit.

ATK, është themeluar me 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.

Më 18 Shkurt 2003, barten kompetencat e udhëheqjes tek Ministria për Ekonomi dhe Financa, dhe që nga ajo kohë, ATK funksionon si një Agjenci ekzekutive me autonomi të plotë operacionale, brenda Ministrisë se Financave e menaxhuar nga vendorët, me asistencën e Institucioneve ndërkombëtare përfshirë, USAID, BE, FMN, GIZ, etj.

Fillimi i punës së ATK-së ishte me 30 zyrtar për të arritur në më shumë së 800 të punësuar.  

Ceremonia mbahet në Qendrën e Shërbimit për Tatimpagues në Prishtinë ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat