Java nis me mot të ftohtë dhe me ngrica

Kosova

Java nis me mot të ftohtë dhe me ngrica

Më: 24 janar 2022 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë kësaj jave.

Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet që kanë filluar mbrëmë do të vazhdojnë edhe sot në disa zona.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat