Lansohet projekti për punën shkencore nëpër shkolla

Kosova

Lansohet projekti për punën shkencore nëpër shkolla

Më: 24 janar 2022 Në ora: 11:26
Lansimi i projektit të bashkëpunimit

Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Edukimit, është bërë lansimi i projektit të bashkëpunimit në mes këtij fakulteti dhe institucioneve arsimore lidhur me iniciativën e punës shkencore nëpër shkolla.

Gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi u tha edhe janë zgjedhur 20 shkolla, por që do të përfshijë edhe shkolla të tjera.

Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", Blerim Saqipi, tregoi se kjo është një iniciativë e punës shkencore, e që temat do të zgjedhën në mënyrë të përbashkët.

"Si fakulteti kemi ndërmarrë disa iniciativa ku mendojmë se Kosova ka mësimdhënës të mirë por ka nevojë për mësimdhënës edhe më të mirë. Kemi filluar edhe anketimet në cilësinë e mësimdhënies, ne mënojnë se Universiteti i Prishtinës cakton standardet e edukimit”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inivacionit, Dugagjin Popovci, tha se në fushën e arsimit para universitar planifikojnë licencimin e mësimdhënësve dhe përmirësimin e teksteve shkollore.

“Në fushën e arsimit të lartë fokusi do të jetë në krijimin e standardeve, ku është dërguar në kuvend ligji i standardeve të cilësisë në arsimin e lartë. Projektet hulumtuese kanë potencial të prodhojmë evidencë dhe prodhimi i evidencës është çështje hulumtuese", thotë ai.

Prorektor për Shkencë në Universitetin e Prishtinës, Kurtesh Sherifi, u ndal te kapacitetet e larta dhe hulumtimet e shumta që i ka bërë ky universitet.

"Ne jemi të gatshëm që këto mundësi t'i rrisim edhe në të ardhmen në UP. Kemi edhe studime të doktoratës por edhe ato të masterit shkencor, ku mendoj se në publikimet e doktoratës janë të nevojshme me statusin e UP-së. Sigurt qe vizion i UP-së është përfshirja e planit strategjik që ndërlidhet me hulumtuesit nga diaspora të cilët mund ta shfrytëzojnë. Ne synojmë të shfrytëzohen kapacitete e fakulteteve në funksion të bashkëpunimit me institucionet arsimore në vend, në këtë rast shkollat, ku rezultatet do të jenë të mahnitshme, për rastet e edukimit në vend. UP në vitin 2021 ka licencuar 221 publikime shkencore që janë në nivel mjaftë lartë. UP inkurajon për nxitjen e hulumtimeve që mund të dalin rezultate të kënaqshme dhe të rëndësishme", thotë ai.

Ndërkaq edhe Fjolla Kaccaniku nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në arsim në Fakulteti i Edukimit, flet për nevojën që kanë shkollat lidhur me hulumtimet shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat