​Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan

Kosova

​Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan

Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot gjatë një operacionit të bastisjes në Dobrajë të Lipjanit disa aparate për prodhimin e valutave digjitale.

Siç thuhet në një komunikatë për media, me këtë rast janë ftuar edhe zyrtarët doganor, të cilët kanë proceduar më tej me rastin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës.

Kriptovalutat janë monedha digjitale ose virtuale, të krijuar për të funksionuar si një mjet këmbimi. Ato përdorin kriptografinë për të siguruar dhe verifikuar transaksionet, si dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja të një kriptovalute të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat