Ngjarjet e datës 26 janar

Kosova

Ngjarjet e datës 26 janar

Më: 26 janar 2022 Në ora: 00:13
Ilustrim

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Gjakovës mban mbledhjen e parë për vitin 2022. (Objekti i Komunës, rruga “UÇK”, kati i parë, salla nr.8, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton në parim Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. (Kuvendi i Kosovës salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi I Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-506, ora 10:00, pamje, pas takimit do të ketë konferencë për media para sallës C-301)

Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizon diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)  

Partia Socialdemokrate (PSD) do të zhvillojë një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar. (Ora 11:00)

Mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës. (Protesta nis te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë. (Ora 12:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat