Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë

Kosova

Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:48
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se për një ditë në Kosovë janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.

“Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat