Shkurti fillon me reshje intensive të borës

Kosova

Shkurti fillon me reshje intensive të borës

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:44
Ilustrim

Gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira, borë e kthjellime, kurse muaji shkurt fillon me mot të ftohtë dhe me reshje intensive të borës.

Sipas Prishtina Weather të  shtunën do të mbajë mot i ftohtë, vranësira dhe reshje të dobëta bore.  Ditën e diel, pas mëngjesit me ngrica, pasdite kalimi i një sistemi frontal sjell sërish vranësira e mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu.

Të hënën vranësirat do të shtohen e në mbrëmje priten së pari të reshura shiu, që më pas nga e marta me rënie të temperaturave shndërrohen në borë.

Vende-vende reshjet e borës mund të jenë më intensive që formojnë edhe një shtresë të konsiderueshme bore.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme në ditët vijuese. Minimalet zbresin në -1C e -7C, ndërsa maksimalet pas një rënie të shtunën në 1C, nga dita e diel rriten në 4C e 5C, për të pësuar rënie ditën e martë edhe në 1C.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior, të shtunën edhe mesatare 5-10m/s, e ditën e hënë e lehtë nga juglindja 1-5m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies më të thellë në fillim të javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat