Pantina: Gërvalla e ngathtë në punën e saj

Kosova

Pantina: Gërvalla e ngathtë në punën e saj

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:21
Shqipe Pantina

Analistja Shqipe Pantina ka vlerësuar se sistemi diplomatik i Kosovës është në gjendje të mirë.

Ajo ka deklaruar se tek ambasadorët që ka pasur Kosova nuk ka pasur aq skandale dhe se kanë qenë persona me integritet.

Sipas saj, diplomacia e jashtme ka çaluar më shumë tek zyrtarët e raundit të dytë dhe të drejtë.

“Ka vend për përmirësim por ambasadorët kanë qenë kryesisht njerëz me integritet. Aty ka çalon më shumë sistemi ynë diplomatik dhe ai konsullor, zyrtarët e rangut të dytë e të tretë,  e sidomos ai konsullor kanë qenë më pak profesionistë dhe kemi pasur nganjëherë edhe skandale por ambasadoret kryesisht na kanë përfaqësuar mirë dhe drejtë. Nuk ka shumë skandale dhe nëse ka rastet janë të izoluara”, ka thënë ajo.

Pantina foli edhe për punën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Sipas saj, Gërvalla është e ngathtë në punën e saj.

“Për mendimin tim në fjalorin më të butë MPJ-ja ka qenë tejet e ngathtë në punën e saj. Kemi parë shumë pak vizita të ministres, për më keq kemi parë një varg gafash që ka bërë. Ndonëse qeveria e Kosovës e ka kritikuar një pikë të marrëveshjes së Uashingtonit e që ka qenë moratorium, ata edhe pas skadimit të këtij afati në fakt nuk po aplikojnë dhe s’kemi dëgjuar që të ketë ndonjë procedurë të hapur për këtë gjë”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat