Elhame Kutllovci del me një sqarim për opinonin publik, tregon detyrën e saj momentale

Kosova

Elhame Kutllovci del me një sqarim për opinonin publik, tregon detyrën e saj momentale

Nga: M.H. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Elhame Kutllovci

Elhame Kutllovci përmes një postimi në Facebook ka sqaruar që nuk është ri-emëruar në pozitën e Drejtoreshës, në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës.

Ajo falenderoi të gjith përkrahësit e saj gjatë kohës që ka qenë në krye të kësaj detyre, përcjell “Bota sot”.

Duke i dëshiruar qytetarëve të Podujevës suksese, dua të theksoj që do të vazhdoj të jap kontributin tim profesional për zhvillimin e kulturës aty ku do të jetë e nevojshme, shton tutje Kutllovci.

Postimi i plotë

Miq të dashur,

Pas mesazheve të shumta që kam marrë, po ju njoftoj që nuk jam ri-emruar në pozitën e Drejtoreshës, në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës.

Në këtë rast dua t'i falem nderit Lëvizjes Vetëvendoje për besimin që më është dhënë që të udheheqi për njëmbëdhejtë muaj atë digaster me rëndesi për qytetin tonë.

Shërbimi im për qytetarët dhe komunitetin e artistëve dhe ata të sportit, ka qenë privilegj që do të ngelet gjatë në kujtesën time. Njëherit ishte sfidë e jashtëzakonshme duke marrë parasysh që kultura e sporti kanë qenë të lënë pas dore, për të mos thënë në erresirë të plotë që nga pas lufta në Kosovë.

Të dashur qytetarë, ju artdashës dhe njerëz që përfaqësoni shtetin e politiken!

Asnjë herë në jetën time nuk kam menduar që do të vijë një moment kur nga pozita e një artisteje profesioniste, do të mund të jap kontributin tim si drejtuese e kulturës në qytetit tim dhe të etiketohem si pjesë e një partie politike siç është Lëvizja Vetëvendosje. Propozimi që unë të vijë në këtë shërbim kishte ardhur nga njerëz që kishin përcjellur punën time si regjisore dhe që më njihnin si mendim e si ide dhe kur më ishte ofruar pozita e drejtorit të kulturës, gjëja e parë që më kishte shkuar në mendje ishte që, shumë aktivistë në parti nuk do e mirëprisnin ardhjen time aty, sepse pa çka se me krejt familjen kishim votuar për ndryshim, aktivistët janë ata që e kishin kryer punë në terren. Mbaj mend që më ishte thënë që Vetëvendosje nuk është si partitë e tjera që të bllokoj profesionistët dhe pas kësaj me knaqësi e pranova ofertën. Ashtu siç dyshova edhe ndodhi… U bë shumë zhurmë për ardhjen time në krye të kulturës, por unë asnjëherë nuk u mora me zhurmën dhe si femër pa muskuj në komunë e pa krahë në parti, vendosa që me punë e profesionalizem ta heshti zhurmën, për të ardhur deri në atë moment kur pas fitorës se dytë të Vetëvendosjes në Podujevë, ndihesha edhe unë triumfuese dhe shpresoja që tani më edhe si aktiviste profesioniste femër në parti, veç sa do të forcohesha në krye të detyrës në DKRS. Siç duket isha gabuar.

Gjatë kohës sa isha në krye të DKRS-së u realizuan shumë projekte për herë të parë, e u iniciuan edhe shumë të tjera, të cilat uroj që të realizohen nga pasardhësi im. Disa nga projektet janë: Renovimi i palestrës; Biblioeteka e re; Projekti i Galerisë në objektin e ish-Beni Donës; Projekti i fushës së Peranit; Renovimi i një pjese të Teatrit ”Avdush Hasani” si dhe hapja e konkursit për shfaqje dhe prodhimi i disa shfaqjeve në këtë teater; Projekti i Qendrës Rinore dhe shumë projekte e aktivitete të ndryshme në interes të qytetarëve llapjanë.

Uroj që nisma e projekteve: Galeria, Fushat Sportive, Qendra Rinore, Shtëpia e Kulturës, Muzeu i Qytetit të vazhdohen dhe jetësohen nga menaxhmenti i tanishëm, të cilit i dëshiroj shumë suksese.

Duke i dëshiruar qytetarëve të Podujevës suksese, dua të theksoj që do të vazhdoj të jap kontributin tim profesional për zhvillimin e kulturës aty ku do të jetë e nevojshme.

Me respekt,

Elhame Kutllovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat