Mot i vranët dhe reshje shiu për sot

Kosova

Mot i vranët dhe reshje shiu për sot

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 06:32
Foto ilustrim

Në Kosovë sot do të ketë mot të vranët, reshje të shiut dhe ulje të temperaturave maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”.

Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat