Dita e pavarësisë uli ndjeshëm numrin e gjobave në trafik

Kosova

Dita e pavarësisë uli ndjeshëm numrin e gjobave në trafik

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Për dallim nga një ditë më parë kur policia njoftoi se brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë gjoba kundërvajtëse në trafik, sot ka njoftuar se për ditën e pavarësisë janë gjobitur 817 qytetarë.

Numri i gjobave është ulur ndjeshëm në krahasim me ditët tjera të zakonshme, ani pse trafiku ka qenë shumë i ngarkuar.

Sipas policisë, krahas gjobave në trafik, janë shqiptuar edhe 170 të tjera në bazë të ligjit antiCovid-19.

Ndërsa sa i përket aksidenteve në trafik, të enjten janë regjistruar 29, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 tjera me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat