Biznesmeni: Punëtorëve ua rrita pagën për shkak se u rritën çmimet

Kosova

Biznesmeni: Punëtorëve ua rrita pagën për shkak se u rritën çmimet

Më: 5 mars 2022 Në ora: 00:23
Burim Piraj

Drejtori i “Meka Food”, Burim Piraj ka folur për rritjen e pagava të punëtorëve të firmës së tij.

Ai ka thënë se pagat e punëtorëve i rriti për shkak të rritjes së çmimeve.

Piraj u shpreh se ka marrë vendim që paga minimale në firmën e tij të jetë 400 euro.

“E kam parë se kanë brengë shumë të madhe energjinë elektrike, shtrenjtime të ndryshme, rritje e çmimeve. Në moment kur e kam parë këtë punë, kam thënë se duhet së paku në kompaninë time të bëjë ndryshim, së paku punëtorët që punojnë në firmën “Meka” të ndihen më ndryshe, t’ua lehtësojë situatën atyre, pa e parashikuar se si do të jetë profiti e firmës, e ardhmja e firmës sa i përketë profiteve, së paku kompania të mos ketë humbje dhe kam marrë vendim që paga minimale, neto të jetë 400 euro”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat