Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale

Kosova

Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale

Më: 18 mars 2022 Në ora: 10:26
Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale

Me rastin e Ditës Botërore të Punës Sociale, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, është shënuar kjo ditë me disa aktivitete.

Ku janë zhvilluar ligjërata me nxënësit e shkollës së mesme, e gjithashtu edhe me nxënësit me nevoja të veçanta me moton “Dielli ndriçon për të gjithë njësojë”.

Ndërkohë, në ligjëratën me nxënësit e shkollave të mesme është trajtuar tema “Mbrojtja Sociale dhe Roli i Qendrës për Punë Sociale”.

Ligjërata është zhvilluar me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në shkollën teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti, si dhe në Gjimnazin “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat