Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 07:05
Ilustrim

Kthjellët dhe ngrohtë në fundjavë. Ngrohtë mbetet edhe në fillim të javës, me vransira të ndryshueshme, të hënën me riga lokale shiu.

Datat:

27.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.  Në mbrëmje vransira kalimtare.

28.03 – Ngrohtë, paradite me kthjellime e ditën vransirat shtohen.  Pasdite më vonë mundësi për riga lokale shiu.

29.03 – Kryesisht me diell e ngrohtë.  Pasdite zhvillime të vransirave lokalre.

30.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, mbetet ngrohtë.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga -1C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 16C e 18C, por lokalisht mund të arrijë edhe vlera prej 20C.

Në fundjavë fryn erë e lehtë nga veriperëndimi 1-5m/s, e nga e hëna frynë edhe erë mesatare nga jugperëndimi 5-12m/s. 

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në fundjavë, e më pas në rënie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat