Krasniqi: 14 komuna u zgjodhën në raportin e performancës

Kosova

Krasniqi: 14 komuna u zgjodhën në raportin e performancës

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:27
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se në raportin e performancës janë zgjedhur 14 komuna.

Ato do të vlerësohen për përfitim të granteve.

Ministri Krasniqi nuk ka thënë se cilat janë këto komuna, por ka deklaruar që numri i tyre mund të rritet për përfitime, varësisht nga performanca.

Ministri ka bërë të ditur që edhe komunat veriore po funksionojnë sipas planit të Qeverisë së Kosovës dhe se ato nuk po i injorojnë institucionet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat