​Ngjarjet e datës 16 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 prill

Më: 16 prill 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Federata e Pingpongut do të organizojë kampionatin individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17.

(Shkolla Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative-Defy Them, në dy vjetorin e vdekjes organizojnë mbrëmjen përkujtimore për këngëtaren Violeta Rexhepagiqi.

(Qendra Defy Them (ish Strehimorja), Rr. "Mehmet Gradica", Nr. 2, Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 20:30)

Mbahet mesha solemne e Pashkëve të cilën do ta udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

(Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 21:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat