​Ngjarjet e datës 20 prill

Kosova

​Ngjarjet e datës 20 prill

Më: 20 prill 2022 Në ora: 00:04
Salih Mustafa

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban tryezë me temën “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”? Të ftuar janë liderë dhe përfaqësues shtetërorë e institucionalë, si dhe aktivistja Natasha Kandiq. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Ministri i Bujqësisë Faton Peci do të presë në takim ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Frida Krifca. (Kabineti i ministrit, objekti i MBPZHR-së, kati i katërt, Prishtinë, ora 10:30)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Promovohen librat “Udhëkryqi", "Përflakje e stuhi" dhe "Florë motër Doruntinë". (Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Buxhet diskuton mbi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:30)

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” publikon “Analizën e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”. (Hotel “Nartel”, Kalabri, Prishtinë, ora 14:00)

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online. (Hotel “Astoria” Gjilan, ora 17:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat