Gashi kritikon Bislimin

Kosova

Gashi kritikon Bislimin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:14
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar zv. Kryeministrin Besnik Bislimi, për shkak se i njëjti nuk ka lëshuar pozitën e profesorit në momentin kur ka marrë detyrën. Ai po ashtu kritikoi edhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Mjedisor për shkak se lidhi marrëveshje me universitetin ku ai punon.

Gashi shton se Bislimi merret me dialogun me Serbinë dhe aty është kryenegociator.

“U çudita se si ky ka kohë të jetë ministër dhe mësimdhënës”, tha Gashi.  

“Qysh ka kohë zv. kryeministri, me pas dialogun me Serbinë, që vec ata me pas është përgjegjësi. Ai vazhdon të jap mësim atje. Qysh gjejnë kohë këta njerëz. Një mik i ngushtë më tha, dhe nuk e di sa është e vërtetë dhe duhet hetime. Ky është doktoruar. Si mundet një njeri me qenë ministër, me jep mësim dhe me bë doktoratur. Ky është test edhe për kryeministrin”, thotë ai.

Tutje Gashi shton se ka një ligj që ua ndalon ministrave të kenë një punë të dytë, por jo që të jenë mësimdhënës në nivel të lartë.

“E kanë ndaluar me lgij. Nuk guxon me punu askund tjetër, por vetëm në institucione të arsimit të lartë. Ja kanë ndreq vetes me këtë ligj”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat