Nagavci: Kastrati më ka kërcënuar me padi penale

Kosova

Nagavci: Kastrati më ka kërcënuar me padi penale

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:21
Arbërie Nagavci, Qëndron Kastrati

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shpjegoi kërkesën për prova në Gjykatën Kushtetuese, pasi Kushtetuesja vërtetoi se Ministrja kishte shkelur Kushtetutën kur e hodhi poshtë reformën e ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Provat i kemi kërkuar sepse si institucion, si ministri e Arsimit natyrisht se kemi të drejtë të kemi qasje në dokumente dhe të dimë se cilat janë të gjitha dokumentet që i ka paraqitur Komuna e Kamenicës të cilat kanë ndikuar në marrjen e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, tha Nagavci.

“Për më tepër, ne kemi pritur që si palë në këtë proces Gjykata do të na informonte vetë për të gjitha provat të cilat janë ofruar, për të gjitha argumentet e komunës së palë ankuese sepse kjo do të na mundësonte edhe neve që të japim versionin dhe përgjigjet në lidhje me çështjet që i ka shtruar Komuna e Kamenicës”, shpjegoi ajo.

“Si ministri, si qeveri, sot edhe në të ardhmen mund të përballemi me situata të ngjashme dhe natyrisht se nuk duhet harruar se është krijuar një momentum i ri me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë rëndësi duhet të sigurohemi që në të ardhmen për agjenda të ndryshme politike, partiake, etnike e të tjera të mos vijmë në situata të ngjashme”, shtoi ajo.

Nagavci ka treguar se kishte zhvilluar dy takime me Qëndron Kastratin, ish-kryetar i Kamenicës.

“Unë e kam takuar dy herë në Ministri atë (Qëndron Kastratin) dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe që të jem e sinqertë në atë kohë ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, më ka kërcënuar me padi penale. Më ka thënë se mund të dënohem me burg. Unë me vetëdije të plotë i kam thënë “nëse ka gjykatë që mua më dërgon në burg se po ua mundësojë fëmijëve që të shkojnë në shkollë, unë mund të përballem me këtë fakt. Gjykata Kushtetues nuk e ka shqyrtuar fare të drejtën për shkollim të fëmijëve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat