Idrizi: Absurde të dënohet vetëm një kriminel për gjenocidin në Vushtrri

Kosova

Idrizi: Absurde të dënohet vetëm një kriminel për gjenocidin në Vushtrri

Më: 3 maj 2022 Në ora: 00:14
Ferit Idrizi

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e vlerëson absurde dhe të padrejtë dënimin e vetëm një personi në gjithë këtë kohë, për masakrat në komunën e Vushtrrisë.

Për këtë sot në përvjetorin e këtij krimi nga regjimi i Millosheviqit, u kërkua drejtësi për viktimat shqiptare, njofton klankosova.tv.

”Kjo kërkesë po përsëritet çdo vit, dhe prej të gjithë atyre masakrave që janë bërë me përmasa të gjenocidit, është dënuar vetëm një kriminel. Kurse numri i të vrarëve gjithsej në komunën e Vushtrrisë, e arrin shifrën 511, dhe të dënohet vetëm një kriminel, është absurde për drejtësinë ndërkombëtare”.

”Në anën tjetër sot përballen me padrejtësinë çlirimtarët me aktakuza të ndryshme, është krejt absurde”.

”Edhe ne duhet ta bartim pjesën tonë të fajit, duke filluar nga niveli lokal e deri tek niveli qendror. Krejt çka mundemi me bo ne, është të bashkëpunojmë ngushtë me nivelin qendror, e të shohim me anën e juristëve ka na drejton”.

”Kjo është një ndër masakrat më të tmerrshme të 2 majit të vitit 1999 nga regjimi i Millosheviqit”, u shpreh Idrizi referuar masakrës së Studimes kryer nga forcat serbe ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat