​Ngjarjet e datës 10 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 10 maj

Më: 10 maj 2022 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

UNFPA dhe KOGA paraqesin raportin për gjendjen e popullsisë botërore. (Hotel “International Prishtina”, ora 9:00-11:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Arsim mban diskutim për gjendjen e arsimit para-universitar në nivel komunal. I ftuar Samir Shahini – kryesues i Kolegjiumit për Arsim para-universitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave (raportimi mbahet me dyer të mbyllura). (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

ORCA publikon raportin e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (ORCA, rr. “Henrik Bariç”, nr.6, afër Gjimnazit "Sami Frashëri", ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:30)

Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve - Paraqitje e mëtejshme (Hashim Thaçi). (Hagë, ora 10:00-10:45)

Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve - Paraqitje e mëtejshme (Kadri Veseli). (Hagë, ora 11:15-12:00)

OJQ EC Ma Ndryshe prezanton hulumtimin “Parkingjet brenda Qendrës Historike të Prizrenit”. (Shadërvan Prizren, ora 11:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 dhe propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit tё Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për pijet e forta alkoolike, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve - Paraqitje e mëtejshme (Jakup Krasniqi). (Hagë, ora 14:00-14:45)

Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve - Paraqitje e mëtejshme (Rexhep Selimi). (Hagë, ora 15:15 - 16:00)

Hapet edicioni i gjashtë i Festivalit Prishtina International Theater PITF2022. (AAB, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat