​Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

Kosova

​Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

Më: 12 maj 2022 Në ora: 07:00
Ilustrim

Fatkeqësisht, shumë njerëz duket se mendojnë se njerëzit më të rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor janë mjekët, por kjo thjesht nuk është e vërtetë. Infermierët luajnë një rol kyç në të gjitha institucionet mjekësore, duke qenë përgjegjës për mirëqenien, sigurinë dhe shërimin e pacientëve.

Sot është 12 Maji - Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me 202-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet gjerësisht si themeluesja e infermierisë moderne. Në janar 1974, kjo ditë u shpall zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Infermierëve.

Rreth 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermierë, dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë infermierët në mbarë botën për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë. Infermierët kanë një rol të rëndësishëm dhe kanë përgjegjësi kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.

Me rastin e 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon tryezës me moton: “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejtat për sigurimin e shëndetit global” në Hotel International Prishtina në ora 10:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat