​Ngjarjet e datës 22 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 22 maj

Më: 22 maj 2022 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, së bashku me shoqërinë civile shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parku Kombëtar “ Bjeshkët e Nemuna”, në Rugovë, ora 11:00)

Bëhet homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës e ndodhur 23 vjet më parë. (Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës, ora 11:30)

Në finalen e turneut ndërkombëtar "Lah Nimani", e cila organizohet nga FboxK, do të bëhet pritja dhe përurimi i Donjeta Sadiku, e cila ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. ( Palestra e Sportit "1 Tetori", ora 12:00)

Delegacioni i MCC-së nga Uashington, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje në Prishtinë, në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes, përfituese të Prishtina HeatSave. (Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë, ora 15:30)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme, ku qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi ‘Nëna Terezë’, ora 16:45)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat