​Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

​Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 26 maj 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e gjashtë (Salla e mbledhjeve te ish-objekti i gjykatës, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me temë: “Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen” (Hotel Emerald, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjakovës mban mbledhjen e pestë (Ish-objekti i Bankosit, ora 10:00)

EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë aktivitetet që do të mbahen për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren, ora 10:00)

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prishtinës mban mbledhje (Objekti i vjetër i Komunës, salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

Komuna e Rahovecit bën homazhe te varrezat e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec, ora 10:30)

Mbahen homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit Arben e Luan Qerimaj (Kompleksi memorial në Gllogjan, ora 11:30)

Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (Ora 12:00)

Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)

Shënohet përvjetori i Operacionit Shigjeta. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria (Maja e Pashtrikut, ora 12:00)

Mbahet akademi mirënjohjeje ndaj veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Komunës së Gjakovës (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 12:00)

LDK mban takim rajonal në Lipjan ku do të diskutohet me temë: “Qytetet tona - digjitalizimi, planifikimi dhe transformimi”. Merr pjesë edhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku. (Takimi mbahet në Shtigjet e Ecjes në Lipjan, ora 19:00)

Hapet ekspozita “Thurrje kosovare” kushtuar grave krijuese kosovare Brenda dhe jashtë Kosovës (Galeria e ASHAK, ora 19:30)

Luhet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet skuadrave Drita dhe Llapi (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat