138 raste aktive me Covid-19

Kosova

138 raste aktive me Covid-19

Më: 26 maj 2022 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 138 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat