​Ngjarjet e datës 31 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 31 maj

Më: 31 maj 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 08:30)

Mbahen Ditët e Konferencës të KSDW 2022. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-15:40). Flasin zv. kryeministri Besnik Bislimi, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon. 

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Shtimes. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtime, ora 09:00)

Komisioni për Shëndetësi mban tryezë me temën “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare për 2021. E ftuar: Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) shënon Ditën Botërore pa Duhan. (IKSHPK, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, ora 10:00)

Mbahet stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 10:30)

KDI shpalos të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës për vitin 2021. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 11:00)

Dorëzohet kontingjenti i 16-të i kallëzimeve penale, për krimet e kryera në Komunën e Gjakovës, në Policinë e Kosovës - sektori i Krimeve të Luftës. (Ora 11:00)

OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban diskutim publik me avokatët e rinj. (Platforma ZOOM, ora 11:00-13:00)

OJQ Aktiv organizon tryezën e rrumbullakët “Kaleidoskopi i komuniteteve multi-kulturore”. (Dit' e Nat', Prishtinë, ora 11:00-13:00) 

Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton propozim-ndryshimet e Grupit Punues në Projektligjin për Qeverinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Federata e Karatesë e Kosovës mban konferencë për media, pas rezultateve te fituara në Kampionatin Evropian të Karatesë në Turqi. (Salla e konferencave në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës “Ahmet Kaqiku” (Ora 15:30) dhe punimet në Qendrën Multi-funksionale. ( Pallati i Kulturës - Qendra Multi-funksionale, ora 16:00) 

Kabineti i kryetarit Përparim Rama në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim Strategjik dhe Drejtorinë e Urbanizmit organizojnë punëtorinë e radhës me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” mbi problemet e kësaj lagjeje. (Shkolla “Zenel Hajdini”, Prishtinë, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat