Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër”. (Hoteli “Lakeside”, Vërmicë, ora 10:00)

Komuna e Gjakovës mban diskutim publik rreth Draft – Rregullores për Taksa Komunale për vitin 2022. (Ambientet e Komunës, ora 10:00)

Drejtuesit e FFK-së, bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës, Fadil Vokrri në 4-vjetorin e vdekjes së tij (Ora 10:30)

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) në Prishtinë prezanton Fazën e Projektimit për projektin e financuar nga BE-ja "Ndërtimi i objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës" (Sëiss Diamond Hotel, ora 11:00)

Mbahet Parada e Krenarisë 2022. Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 11:00 në Sheshin “Skënderbeu”. Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë tek platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit. (Ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie (LDK, ora 11:00)

Promovohet libri “UÇK përballë shpifjeve” i autorit Gjeneral Kudusi Lame (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) dhe Misioni i USAID në Kosovë do të vazhdojnë sesionin informues rreth Programit për Angazhim Qytetar në Ferizaj (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, ora 12:30)

Mbahet ceremonia e ndarjes së medaljeve për shërbim në PPSM (CSDP) për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it (EULEX, ora 12:40)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t'i dorëzojë Policisë së Kosovës (PK) pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh (Selia e PK, ora 14:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të vizitojë Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 15:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, me mbështetjen e NDI dhe USAID mban konferencën: Ndikimet nga jashtë në media në Kosovë; Çfarë nxori në pah lufta në Ukrainë? ( Restorant “Boho” në Prishtinë, ora 16:00)

Hapet edicioni i tretë i Karnavalit me temën “Djersë” (Kino Armata, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat