​Banorët e Orllanit dhe fshatrat përreth ende pa ujë të pijes

Kosova

​Banorët e Orllanit dhe fshatrat përreth ende pa ujë të pijes

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Në fund të muajt gusht bëhen tri vite kur MMPHI kontaktoi kompania infra Plus për fillimin e projektit të ujësjellësit për Orllanin. Po ashtu, në fund të gushtit në ketë vit përfundon kontrata dhe banorët e Orllanit presim që të paktën sipas kontratës të përfundojë edhe projekti i ujësjellësit.

Sipas OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, më 7 prill të këtij viti zyrtarë nga MMPHI ftuan një takim, ku ishin prezent të gjithë akterët, zyrtarë nga Komuna e Podujevës, KRU Prishtina, pronari i kompanisë Infra Plus etj, ku të gjithë u zotuan që do të marrin përgjegjësit dhe projekti të përfundojë brenda kontratës së paraparë.

“Në cilësinë e shoqërisë civile bashkë me banoret e Orllanit që disa vite radhazi e kemi bërë shumë të qartë se sa janë duke e vuajtur banorët mungesën e furnizimit me ujit cilësor për pije. Andaj meqenëse jemi çdo ditë në teren, me shumë shqetësim po hyjmë në pjesën e dytë të muajit qershor sepse nuk po shohim kompaninë punëkryese duke punuar në teren, e që rrjedhimisht i bie të mos përfundoj projekti edhe mbas tre viteve nga fillimi i tij, pra sipas kontratës së paraparë

. Duke shpreh shqetësimin tonë lidhur me këtë projekt i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse siç janë MMPHI dhe Komuna e Podujevës, të ushtrojnë përgjegjësin që kanë duke i marrë të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që kompania punëkryese të obligohet të përfundoj projektin me kohë sipas kontratës, pra në fund të muajit gusht”, thuhet në reagimin e organizatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat