Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pret në takim Presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich dhe Drejtorin e EQAR-it, Colin Tück. Pas takimit do të ketë konferencë për media (MASHTI, ora 09:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00)

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve Kuvend e Qeveri (Ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit (Kuvendi i Deçanit, ora 10:00)

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” mban konferencë “Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe”. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF lanson projektin “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Në kuadër të projektit "Kidpreneurship - Think. Design. Create." do të organizohet panairi i produkteve 3D të prodhuara nga nxënësit e ShFMU "Emin Duraku" (Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë, ora 10:30)

Kryetari i Prishtinës, Përpaim Rama mban konferenë për media rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë (Salla e konferencave në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

Sindikata e Re e KEK-ut si dhe disa sindikata të tjera mbajnë protestë me kërkesa për lejimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Zyra e BE-së në Kosovë mban manifestimin “BE për shoqërinë civile dhe mediat kosovare – angazhimi i qytetarëve” (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve fituese për garat “Video më e mirë mjedisore” dhe “Arti i ripërdorimit” (Shkolla “Nazmi Gafurri”, ora 13:30)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë nikoqire e takimeve të radhës në kuadër të projektit SEEIIST (Hotel Sirius, kati 8, ora 14:00)

Mbahet manifestimi qendror me rastin e shënimit të 16 Qershorit - Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 14:00)

Mbahet edicioni i 11-të i Panairit Veror Deçani 2022 (Deçan, ora 15:00)

Mbahet tryezë me temën: Turizmi si gjenerator i zhvillimit ekonomik, resurset turistike, bashkëpunimi dhe ndërthurja e guidave turistike në hapësirat shqipfolëse (Deçan, ora 17:00)

LDK vazhdon debatin me qytetarë rreth hartimit të programit të saj “Lidhja për të ardhmen” ku do të diskutohet për arsimin, aftësimin dhe punësimin (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 18:00)

Mbahet akademi mirënjohjeje në 40-vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimi i LPK-së (Pallati i Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, ora 18:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe 3x3 Prishtina mbajnë konferencë për media në lidhje me ngjarjes 3x3 Challenger (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 19:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës shënon dyvjetorin e themelimit (Restorant “Astoria” në Gjilan, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat