Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:01
Albin Kurti

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projekt kodin e procedurës Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për publikimin e raportit “Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë Covid-19 në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra për Politika dhe Avokim bën lanësimin e raportit "Pse nuk po funksionojnë inspektimet?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT" organizon konferencë, e cila do të shtjelloj temën “Ngritja e transparencës së gjyqësorit dhe  lartësia e dënimeve për rastet e dhunës në familje”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara mbështetur nga ADA do të mbajë konferencën “Politikat miqësore për familjen dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe social“. (Hotel International Prishtina, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencë për shtyp rreth vendimit të Këshillit të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para ndërtesës së Fakultetit Filozofik në Universitet të Prishtinës, ora 10:45)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit rom për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim mbajn dy koncerte të Moan the Guilty. (Dit' e Nat' në Prishtinë, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat