​Nesër hapet pishina e Gërmisë

Kosova

​Nesër hapet pishina e Gërmisë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:22
Ilustrim

Pishina e vetme në Prishtinë nga nesër, 25 qershor, do të hapë sezonin veror nga ora 10:00.

Menaxhmenti i pishinës së Gërmisë thotë se ka kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri veror.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta dy euro, ndërsa për fëmijë një euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat